Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për të ngritur dy qendra për pritjen e migrantëve në Shëngjin, ka sjellë reagimin e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët . Organi më i lartë në botë për refugjatët, përmes një reagimi zyrtar, shprehet se nuk është informuar nga asnjëra palë për këtë marrëveshje, përmbajten apo detajet e saj, ndërsa shton se edhe Shqipëria edhe Italia, duhet të respektojnë të drejtat që rrjedhin nga Konventa e Refugjatëve dhe detyrimet e të drejtave të njeriut.