Pas miratimit në kuvend të marrvëeshjes me kompaninë pfizer për sigurimin e rrthe 500 mijë dozave të vaksimave, kreu i shteti Ilir Meta ka dekretuar të tre aktet normative që shoqërojnë këtë kontratë. Akti i parë normativ është për dhëënin e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës anticovid-19, të cilët janë të certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave dhe/ose Agjencia Europiane e Barnave, ndërsa dy të tjerat lidhen me përmbajtjen e marrëveshjes.