Me komente të matura u shpreh Bashkimi Europian mbi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Në reagimin e BE, thuhet se " blloku e ka në vëmendje nënshkrimin e dokumentit mes Beogradit dhe Prishtinës, në Shtëpinë e Bardhë”.