Një njoftim i fundit se takimi ministerial franko-gjerman është shtyrë për janarin e ardhshëm, tregon sa e madhe është çarja e krijuar në marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve. Aleanca midis Gjermanisë dhe Francës është quajtur shpesh "motor” i Bashkimit Europian dhe analistët thonë, se krisja aktuale është duke penguar aftësinë e BE për të vepruar. Pallati i Elysee-ut nxitoi të shpjegonte se disa ministra kishin vështirësi të merrnin pjesë në takim dhe se mungonte koha për përgatitjen e tij.