Italianët po i gëzohen një periudhe të pazakontë harmonie politike, mario Draghi, kryeministri, ka sjellë një lidership të vendosur dhe kompetent në mesin e pandemisë dhe ekonomia po rritet shpejt. Por e gjithë kjo mund të rrezikohet kur parlamenti të zgjedhë një president të ri në janar. Një ritual i vështirë, thuajse si ai i zgjedhjes së një pape të re, tema dominon debatin politik pasi rezultati mund ta lërë italinë në një udhëkryq. Nëse draghi, ish shefi i bankës qendrore evropiane që konsiderohet si arkitekti i kthimit të stabilitetit dhe besimit në vend, do të mbetet kryeministër apo do të bëhet president?