Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se po shqyrton "uljen" e intensitetit të luftës në Lindjen e Mesme. Deklaratë që vjen pas raportimeve se mijëra marinsë amerikane janë nisur drejt rajonit. “Ne po i afrohemi shumë arritjes së objektivave tanë, teksa po e shqyrtojmë uljen e përpjekjeve tona ushtarake në Lindjen e Mesme sa i përket regjimit terrorist të Iranit”, shkroi Trump në Truth Social ndërsa pohoi se tashmë SHBA ka parandaluar Teheranin që të zhvillojë një armë bërthamore.