Top News – Marina franceze/ Në ndihmë të Greqisë në Mesdhe
15/08/2020 13:01

Franca urdhëroi forcat e Mesdheut lindor t’u vijnë në ndihmë trupave greke, në një kohë kur është tensionuar ballafaqimi mes Greqisë dhe Turqisë lidhur me të drejtat për shpim-kërim në një territor të diskutueshëm. Presidenti francez Emannuel Macron tha se Turqia ishte ajo që kishte krijuar tensione me atë që ai e cilësoi “veprim i njëanshëm” duke dërguar një anije kërkimi për të analizuar një zonë në Mesdheun lindor që Greqia dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë si zonë ku vetëm Greqia ka të drejtë shfrytëzimi. Turqia e interpreton ndryshe ligjin detar. Ankaraja zyrtare kundërshton pretendimin grek mbi ishujt në fjalë. Kohët e fundit Turqia nënshkroi një marrëveshje detare me Libinë dhe të dyja ngritën pretendime mbi një pjesë të zones në fjalë. Greqia u kundërpërgjigj javën e kaluar duke nënshkruar marrëveshje me Egjiptin dhe duke u futur në zonën e përbashkët turko-libiane, gjë që acaroi Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Që nga ai moment, forcat greke e turke kanë qenë në gjendje gatishmërie. Kontigjenti i forcave franceze përfshin një fregatë, një helikopter amfib dhe dy avionë luftarakë, ndërkohë që ambasadori amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt njoftoi se kryqëzori amerikan USS Hershel “Woody” Williams po dërgohej në rajon. Këto përforcime pasojnë dislokimin e një flote turke që mbron anijen e kërkimeve Oruc Reis gjatë lundrimit në ujërat mes Kretës dhe Qipros, duke analizuar tabanin e detit në zonën e diskutuar. Presidenti Erdogan paralajmëroi se Turqia do të kundërpërgjigjet nëse sulmohet anija e saj.

Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41