Policia spanjolle ka goditur një organizatë kriminale që përbëhej nga serbë, shqiptarë dhe spanjollë që dyshohet se merreshin me kultivimin marijuanës, paketimit dhe transportit të saj nga provinca e Malagas. Policia ndaloi 5 anëtarët e dyshuar të rrjetit dhe tre prej tyre janë burgosur. Hetimi filloi në nëntor 2022 kur, si rezultat i grumbullimit, analizës dhe raporteve në lidhje me trafikun e drogës, ku rezultoi se trafikanët kishin marrë me qira një shtëpi, ku anë zhvilluar dhe aktivitetin e tyre të paligjshëm. Në këtë shtëpi, e cila ishte lidhur ilegalisht në rrjetin elektrik, ndodheshin dy anëtarë të organizatës, të cilët merreshin me kultivimin e drogës.