24 portrete zyrtare të mbretëreshës Elizabetë e II, bashkë me margaritarët që ajo mban shpesh, do të ekspozohen nga 22 korriku në Pallatin e Bakingamit. Pallati rihap kështu dyert për vizitorët në sezonin e verës, për të parën herë që para pandemisë së koronavirusit.