Më tepër se 20 mijë tifozë ishin të pranishëm në Xhorxhos Karaskaqis për të pritur mbrojtësin Marcelo tek skuadra e Olimpiakos. Braziliani u largua nga galaktikët pas 16 vitesh, duke blinduar për afro dy dekada krahun e majtë të mbrojtjes. Atmosfera në Pire ishte e jashtëzakonshme, ndërsa 34-vjecari u prit si hero. Mes brohorimave, fishekzjarreve dhe flakadanëve nën ngjyrat bardhekuq, atmosfera ishte magjike.