Maratona Zgjedhore në Top Channel rezulton më e ndjekura dhe e besuara nga shqiptarët referuar shikueshmërisë në kanalin e Youtube. Intervistat e realizuara me personazhet më në zë të fushatës dhe procesit elektoral i rendisin emsionet e Top Channel dhe Top News në pesë vendet e para sa i takon shikueshmërisë. Të dhënat i bëri me dije, drejtori i AcroMax, Aldor Nini gjatë një interviste në emisionin Breaking me gazetarin Xhoi Malësia.