Kriza në Ukrainë e ka gjetur të papërgatitur Maqedoninë e Veriut, e cila ka mungesë të rezervave ushqimore dhe të karburanteve. Opozita maqedonase ka paralajmëruar rritjen e mëtejshme rtë çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë duke akuzuar Qeveria e dinte për krizën, por nuk u përgatit në kohë. Opozita thotë se ka mësuar nga presidenti serb, Alesksandar Vuçic se Maqedonia e Veriut ka kërkuar grurë dhe miser sepse i kanë mbaruar rezervat.