Edhe pse një nga nismëtarët e iniciativës,Maqedonia e Veriut ka kërkuar të mërkurëm që iniciativa e Ballkani i Hapur të përfshijë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë një vizite zyrtare në Prishtinë, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se kjo nismë nuk mund të ketë sukses nëse nuk përfshin të gjitha vendet e rajonit. Ndryshe nga deklaratat e kreministrit Edi Rama se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nuk mund të presin pafundësisht sat ë binden vender e tjera të rajonit, ai tha nisma duhet të ketë 6 shtetet e Ballkanit de nuk mund të zëvendësojë Procesin e Berlinit. Deklarata e Pendarovskit u bë sot në Prishtinë