Mediat perëndimorë janë të shqetësuara nga mundësia e rikthimit në pushtet të partisë së ish-kryeministritNikolla Gruevsi, në Maqedoninë e Veriut. “Nuk është asnjëherë një lajm i mirë, kur një parti politike me një histori të gjatë të nacionalizmit dhe një kriminalitet , kërcënon ta rimarrë pushtetin. Dhe rreziku ëhstë më I madh në Ballkan, për shkak të historive konfliktuale”, shkruan analisti Leon Hartëell në një shkrim. Nëse VRMO DPMNE vjen në pushtet, sipas tij, anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, do të bëhej akoma më i vështirë.