Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima dhe 198 raste të reja me të prekur nga Covid 19, nga 1382 teste të realizuara. Sipas autoriteteve vendase numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv me Covid-19 është rritur në 8530, prej të cilëve janë shëruar 4565, kurse ata që kanë humbur jetën nga infeksioni që prej fillimit të pandemisë janë 393 pacientë.