Maqedonia e Veriut dhe Kosova po diskutojnë në Shkup gjendjen epidemiologjike me COVID-19, si dhe mundësinë e lehtësirave për lëvizjen e qytetarëve, jo vetëm mes dy vendeve, por edhe më gjerë në rajon. Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj para takimit në Shkup me homologun e tij maqedonas, Venko Filipçe, ka folur për gjendjen epidemiologjike në Kosovë duke theksuar nevojën për lehtësira gjatë kalimeve kufitare.