-Maqedonia e Veriut ka dëbuar të premten edhe gjashtë diplomatë të tjerë nga Ambasada ruse në Shkup, duke i dhënë pesë ditë kohë për t’u larguar nga vendi. Ministria e Jashtme e vendit fqinj thotë ata ishin pjesë e aktiviteteve të spiunazhit rus duke shkelur Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.