78 të infektuar, 5 të vdekur dhe 172 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë bërë gati 900 teste. Numri I rasteve shënon kështu rënie ndërsa të shëruarit janë shtuar në Maqedoninë Veriore e cila ka vuajtur prej disa javësh një shpërthim të infektimeve, sidomos në kryeqytetin Shkup. Një ditë më parë, humbi jetën në Tetovë një mjek nga koronavirusi, I pari që vdes i diagnostikuar me COVID-19.