Top News – Maqedoni, virusi/ Shtyhet fillimi I vitit shkollor
26/08/2020 17:39

Viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut nuk do të fillojë në 1 shtator, siç është paralajmëruar më herët, por me një muaj vonesë - në 1 tetor, bëri të ditur i emëruari për kryeministër i këtij vendi, Zoran Zaev." Për shkak të përgatitjes së protokolleve shëndetësore, mësimi duhet të nisë më vonw. Vendimi do të merret në seancën e parë të qeverisë, në të cilën do të miratohen edhe ndryshimet ligjore për mbarëvajtjen e procesit mësimor”, tha Zaev gjatë dorëzimit në kuvend të përbërjes së re të qeverisë, e cila, siç bëhet e ditur, do të votohet deri në fund të javës.Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut i ka rekomanduar qeverisë që mësimi nga klasa e parë deri në të tretën të nisë me praninë fizike të nxënësve në shkolla, ndërsa fëmijët që nuk duan të rikthehen në shkolla, mësimin mund ta ndjekin online, paralelisht me nxënësit tjerë me prani fizike.Për klasat e tjera të arsimit fillor dhe të mesëm, mësimi është paraparë të mbahet online.Ky rekomandim ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, ndërsa Unioni i Shkollave të Mesme ka paralajmëruar bojkot të mësimit dhe protesta. Nxënësit kërkojnë mësim të kombinuar, me prani në shkollë dhe mësim nga distanca apo online.Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se mund të ketë ndryshime nëse gjendja epidemiologjike mbetet e stabilizuar. Megjithatë, Filipçe tha se kthimi i nxënësve në shkolla duhet të bëhet në disa faza, duke u dhënë përparësi fillimisht drejtimeve profesionale, që kanë nevojë për zhvillim të orëve praktike.Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet më të prekura në Ballkanin Perëndimor nga pandemia e koronavirusit.Mbi 13,800 persona janë infektuar atje dhe mbi 570 kanë humbur jetën.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15