Top News – Maqedoni e Veriut/ Zgjedhjet do mbahen ne 15 korrik
15/06/2020 21:20

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë gjetur më në fund gjuhën e kompromisit për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare; ato u vendos të mbahen në 15 korrik. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, pas një takimi me liderin e opozitës, Hristijan Mickovski. “ Që populli të mos vuajë dhe Mickoski e VMRO-DPMNE-ja ta tregojnë me vepra përgjegjshmërinë e tyre, 15 korrikun e përcaktuam si datën përfundimtare dhe të vetme për mbajtjen e zgjedhjeve, pjesë e të cilave do të jetë dhe opozita. Bisedova përsëri sot me Mickoskin, kërkuan mesin e korrikut, dhe ja ku e kanë”, deklaroi Zaev. Marrëveshjen e konfirmoi dhe kreu VMRO-DPMNE-së, I cili theksoi se kushtet që kishin vendosur, ishin pranuar: së pari protokollet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, së dyti misioni I OSBE/ODIHR-së për të mbrojtur vullnetin e tyre. “Maqedonia është në një situatë të keqe, është sulmuar fuqishëm pavarësisht krizës ekonomike dhe të fortë shëndetësore. Që të ndalet e gjithë kjo, ka një rrugëdalje, dhe kjo është humbja bindëse në zgjedhje e Zaevit dhe LSDM-në”, ka shkruar Mickovski në një postim në Facebook. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se konsensusi i arritur për datën e zgjedhjeve, ka evituar krizën politike që rrezikonte vendin. Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut duhej të mbaheshin më 12 prill, por u anulluan për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe gjatë kësaj kohe, vendi ka funksionuar pa parlament, por me qeveri teknike.

Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14