Top News – Maqedoni e veriut/ Tjetër rekord, 535 raste të reja
15/10/2020 21:24

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të enjten për 535 raste të reja me koronavirus dhe gjashtë viktima nga testimi i 2,445 mostrave në 24 orët e fundit. Këto janë shifrat më të larta me të infektuar brenda një dite që nga përhapja e virusit në këtë vend. Qyteti me numrin më të madh të të infektuarve është Shkupi me 277 persona. Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve në qendra spitalore janë shtruar njw numër i vogël pacientësh. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 168 persona të shëruar. Sipas raportit të publikuar, deri më tani me koronavirus, janë prekur 22,170 persona dhe prej tyre 815 kanë vdekur, 16,758 janë shëruar kurse raste aktive janë 4,597. Shumica parlamentare ndërkohë ka kërkuar nga opozita të mbështesë miratimin e ndryshimeve ligjore për zbatimin e masave të reja anti-COVID. "Masat kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik. Situata me të prekurit nga COVID-19 është tejet e vështirë dhe gjithçka do të varet nga vetë ne sesa shpejtë do të mund të stabilizojmë këtë situatë që ka prekur jo vetëm vendin tonë por të gjithë botën”, kanë deklaruar zyrtarë nga Bashkimi Demokratik për Integrim. VMRO-DPMNE-ja opozitare ka thënë se do ta shqyrtojë propozimin e Qeverisë për masa të reja ndërsa paralajmëron edhe dorëzimin të propozimeve të saj. Qeveria tashmë ka miratuar masa që kryesisht kanë të bëjnë me mbajtjen e maskave në ambiente të hapura, kufizimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00, kufizimin e kapaciteteve të objekteve të gastronomisë, por edhe kufizimin e mysafirëve nëpër familje. Megjithatë këto masa duhet të miratohen edhe nga kuvendi.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15