Top News – Maqedoni e veriut/ 445 raste të reja dhe 9 viktima
14/10/2020 21:50

Maqedonia e Veriut, të mërkurën, regjistroi 445 raste të reja me sëmundjen COVID-19 dhe nëntë viktima. Rastet e reja rezultuan nga testimi i 2,441 mostrave në 24 orët e fundit, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Kjo është shifra më e lartë e të infektuarve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në muajin mars të këtij viti. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup: gjithsej 249 raste. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut arrin në 21,636. Prej tyre, 809 pacientë kanë vdekur. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha ndwrkohw se institucionet shëndetësore kanë kapacitet dhe plan konkret për menaxhimin e gjendjes. Ai tha se rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka ardhur kryesisht nga manifestimet dhe festat e ndryshme brenda familjeve, nga kafenetë dhe mosrespektimi i masave. Sipas një raporti të Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut, nga data 5 deri më 11 tetor, numri i të infektuarve është rritur për 86.5%, në krahasim me një javë më parë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha ndwrkohw se rritja e rasteve tw koronavirusit nuk ka ardhur nga jashtë kufijve të Maqedonisë së Veriut, ndaj, sipas tij, nuk ka nevojë për rishqyrtimin e vendimit. Maqedonia e Veriut, më 12 tetor, i ka hapur kufijtë pa Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi, pa kërkuar testin për koronavirus. Vendimi për kërkimin e testeve është marrë në fillimet e pandemisë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15