Shpejtësia tej normave të lejuara, manovrat e gabuara, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit apo pakujdesia e këmbësorëve kanë regjistrur një bilanc negativ për sa I përket aksidenteve. Në janar-dhjetor të 2021 ka pasur më shumë aksidente krahasuar me të njëjtjën periudhë të vitit paraardhës, bazuar në statistikat e publikuara nga instat. Në vitin 2021 kanë ndodhur në total 1,376 aksidente rrugore nga 1,234 të ndodhura në vitin 2020.