As çështje shumë të rëndësishme dhe kauza opozitare nuk i kanë bashkuar dy grupet e deputetëve të Partisë Demokratike. Vendimi i Kuvendit për të mos dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit të Olta Xhackës, ka sjellë dy reagime të ndryshme, por me objekt të njëjtë.