Kërkesa e Partisë Demokratike, për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, mblodhi deputetët e Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin. Ky këshill i çeli punimet këtë të premte, teksa në sallë nuk ishte e pranishme, vetë deputetja Olta Xhaçka. Brenda 20 minutave punimet e këshillit u mbyllën, pasi deputetët e Partisë Socialiste, deklaruan se nuk ishin njohur plotësisht me dokumentacionet përkatëse