Çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka u kthye sërish në Kuvend, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Socialistët kërkuan caktimin e relatorëve dhe përpilimin e raporteve, jo vetëm për mandatin e Xhaçkës, por edhe për shtatë vendimmarrjet e tjera të Kushtetueses. Por, për demokratët me këtë lëvizje, mazhoranca po përpiqet të fitojë kohë dhe të zvarrisë edhe më shumë dërgimin e Olta Xhaçkës në gjykatë kushtetuese.