Vendimi i mazhorancës për të mos e çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, konsiderohet mbrojtje politike nga opozita dhe për këtë grupi parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar me një letër zyrtare Oliver Varhelyit, komisionerit europian për zgjerimin dhe fqinjësinë dhe Isabel Santos raportuese për Shqipërinë në Parlamentin Europian.