Mallkimi Drake godet sërish dhe këtë radhë ‘viktimë’ u bë Jannik Sinner. Rapperi kanadez kishte bërë të ditur se kishte vënë bast 300 mijë dollarë për fitoren e italianit në finalen e US Open duke rritur shqetësimet e tenistit tashmë numri 2 i botës. Dhe me të drejtë se edhe në të kaluarën Drake ka humbur para në bastet që ka vënë. Në fakt nuk është hera e parë që një ndeshje e Sinner bëhet objekt basti i Drake. Në finalen e US open të 2024, mes Sinner dhe Fritz,rapperi kanadez kishte vendosur bast në favor të amerikanit, por ishte pikërisht Sinner ai që triumfoi