Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, shpalli 11 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanovic nxori dekretin për shpërndarjen e përbërjes së deritashme të Kuvendit. Ai e mori vendimin pasi kjo shumicë parlamentare nuk arriti të formonte Qeverinë e re, apo të riorganizonte Qeverinë ekzistuese, së cilës iu votua mocioni i mosbesimit, gushtin e kaluar. Kjo ndodhi pak kohë pasi Qeveria e Dritan Abazovicit nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe. Të dyja vendimet e Gjukanovicit vijnë në prag të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars.