Situata e rënduar epidemiologjike e ka shtyrë Malin e Zi të kërkohë ndihmën e BE-së dhe Natos, pasi vetë nuk po e përballon dot gjendjen e krijuar prej Covid 19. Qeveria malazeze i bëri thirrje Brukselit që t`i dërgojë mjekë e infermirë, për t`i ardhur kësisoj në ndihmë punonjësve mjekësore vendas, të rraskapitur pas muajsh të tërë lufte me koronavirusin.