Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried takoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç në Podgoricë, ku i kërkoi të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Vizita e zyrtares së lartë amerikane në Podgoricë të shtunën, përkoi me ditën e të punës së Qeverisë së re së drejtuar nga shqiptari Dritan Abazoviç. Donfried premtoi se Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me Qeverinë e Abazoviç për të siguruar përparimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE. Abazoviç deklaroi nga ana tjetër se qeveria që drejton do të punojë për shtetin e së drejtës, bashkëpunimin rajonal dhe investimet.