Pavarësisht masave të rrepta, koronavirusi është rikthyer në Malin e zi ku së fundi janë shënuar tetë raste të reja me COVID-19. Drejtori i Qendrës Klinike malazeze, Jevto Erakovic i tha televizionit Vijesti, se këto raste të reja u konfirmuan gjatë natës së mbrëmshme dhe se më shumë informacione pritet të bëhen publike më vonë gjatë ditës. Sipas Erakoviç, aktualisht 51 persona në Mal të Zi rezultojnë me COVID-19. Mali i Zi e shpalli fundin e epidemisë më 2 qershor, pas dy cikleve me gjithsej 28 ditë pa raste të reja të infektuarve. Por, në 14 qershor atje u regjistrua sërish një rast me koronavirusin e ri.