Qytetarë të Ulqinit, por edhe të gjithë bregdetit malazez, janë shqetësuar për shkak të paralajmërimit se konsorciumi italo-rus “Eni-Novatek”, më 25 mars, do të nisë fillimisht me shpimin e puseve hulumtuese për gjetjen e naftës nën detin e Malit të Zi. Ata druhen se kjo mund të cënojë mjedisin jetësor dhe turizmin.