Mali i Zi është duke ndjekur me përpikmëri reformat e brendshme, pasi i është kërkuar për të përfunduar të gjitha kushtet, reformat dhe detyrimet deri në vitin 2025. Kryenegociatorja e vendit fqinj për anëtarësimin në BE Zorka Kordiç deklaroi se fundmi se Malit të Zi i janë vendosur afate për anëtarësimi në vitet e ardhshme, sapo të mbyllë kapitujt. Ajo kritikoi madje Brukselin për afatet, se Qeveria udhëhiqet nga parimi se më e rëndësishme është zbatimi i reformave që kërkon procesi i anëtarësimit në BE, sepse ato do të sjellin përfitime për qytetarët.