Top News – Mali i Zi ndëshkon 34 oligarkë rusë/ U sekuestron 44 hotele dhe resorte në Adriatik
11/06/2022 22:32

Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi njoftoi të shtunën se ka ngrirë 44 prona të 34 qytetarëve rusë, pasi BE ka vendosur sanksione ndaj tyre. Në një deklaratë, qeveria e kryeministrit Dritan Abazovi thotë se ka bërë “hapin e parë” në përputhjen me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian”. Edhe pse ka qënë prej vitesh një parajsë për jahtet, turistët dhe oligarkët nga Rusia, vendi fqinj përballet me një të ardhme të pasigurt. Fluksi i parave të pista nga Moska është ndalur dhe tani vendi fqinj është zotuar të ndjekë Bashkimin Europian në hakmarrjen ndaj Moskës. Pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin në shkurt, Mali i Zi e ka gjetur veten përballë një nyjeje gordiane, pasi sanksionet kërcënojnë të përmbysin ekonominë e vendit. Çdo goditje mund të jetë e tmerrshme në vendin fqinj, sepse një e katërta e ekonomisë është e lidhur me sektorin turistik, që varet nga rusët për më shumë se një dekadë. Përgjatë shëtitores kryesore në Budva, rusishtja shpesh dëgjohet edhe më shumë se serbishtja dhe vija bregdetare e Malit të Zi është e mbushur me vilat dhe resortet në pronësi të oligarkëvë rusë. Për vite, hyrja pa viza dhe ligjet e dobëta të investimeve sollën një bum të parave nga Rusia drejt kombit ballkanik, duke bërë që oligakët rusë të investonin në pasuri të paluajtshme, që transformoi një pjesë të vijës së saj të bregdetare. Pamjet: AFP

Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
DIGITALB DIGITALB