Deputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi Nikollë Camaj, ka hedhur poshtë zërat se Mali I Zi mund të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Camaj than ë një intervistë për ‘Bota Sot’, se një gjë e tillë është e pamundur, pasi ata që e kërkojnë një gjë të tillë nuk mund të sigurojnë votat e mjaftueshme as për ta sjellë si propozim në Kuvend.