Top News – Mali i Zi me qeveri ‘shqiptare’ / Sot votohet kabineti i Abazoviç, dy ministra shqiptarë
28/04/2022 13:20

Kuvendi i Malit të Zi pritet të votojë sot, Qeverinë e re të pakicës me në krye Dritan Abazoviqin.Sipas njoftimit të mëhershëm të tij, Qeveria pritet të përbëhet nga Lëviza Qytetare URA, të cilën e udhëheq Abazoviq, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Social-Demokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Kabineti i ri pritet të ketë 18 ministri dhe katër zëvendëskryeministra. Në listën me emrat e ministrave, janë edhe dy shqiptarë, Marash Dukaj, ministër i administratës publike, dhe Fatmir Gjeka, ministër i të drejtave të njeriut dhe pakicave etnike. Abazoviq ka thënë më herët se Qeveria e tij do të ketë mbështetjen e 46 deputetëve, nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi.Mbështetje parlamentare për këtë Qeveri ka paralajmëruar edhe Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit malazez, Millo Gjukanoviq, por pa pjesëmarrje në të. Qeveria e re pritet të zgjidhet gati tre muaj pasi Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapic. Qeveria e Krivokapiqit është formuar në dhjetor të vitit 2020 nga një koalicion midis Frontit Demokratik – pro serb – Demokratëve, dhe Lëvizjes URA.

Top News- Kurti vijon të jetë i ‘dënuar’/ Osmani merr ftesë nga Trump për Bordin e Paqes
21/01 10:12
Top News- Dorëhiqet i besuari Dodik/ Hapet rruga për formimin e qeverisë në Rep. Sërpska
19/01 12:25
Top News-Serbia çon paratë e Brukselit në Rusi/ Bleu pajisje për policinë, BE kërkon fondet mbrapsht
16/01 13:29
Top News – Greqia, garë armatimi me Turqinë / Vjen fregata e parë Belharra e prodhuar në Francë
15/01 14:56
Top News- Sorensen kërkon rikthim të dialogut/ Kurti i vendos kusht dorëzimin e Milan Radoiçiç
14/01 15:29
Top News – Greqia ‘mbylli’ hapësirën ajrore / Faji i sistemeve të vjetra, nuk ka sulm kibernetik
14/01 14:00
Top News- Vuçiç përzë delegacionin e PE/ ‘Janë të paftuar në Beograd, nuk i thirrëm”
13/01 21:45
Top News- E bëri Kosovën Serbi, skandali në RMV/ Shkupi kërkon falje dhe rregullon hartat
13/01 12:26
Top News- Plagosen babë e bir në Athinë/ Autorët qëlluan shqiptarët brenda biznesit të tyre
12/01 11:53
Top Channel/ “Serbia s’shkon në BE me këta njerëz”/ Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon…
11/01 11:02
Top News – Mbyllen portet greke. Era e fortë përplas tragetet, dallgët 10 ballë në Egje
08/01 09:42
Top News – Greqia mbyll portet! Era e fortë përplas dy tragete në Pire
08/01 09:25
Top News- “Aleancë ushtarake, sulmuese”, Vuçiç i tmerruar akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë
07/01 23:00
Top News- Serbia nuk e ‘lë’ Maduron/ Ish-diktatori mbetet ‘mik i madh’ për zyrtarët serbë
07/01 11:30
Top News -‘Panterat Rozë’ grabitën hotelin në Greqi / Kapen dy serbë, morën 580.000 euro bizhuteri
06/01 15:16
Top News- Traktorët sërish në rrugë / Fermerët grekë nuk tërhiqen, por as qeveria e Mitsotakis
29/12 14:25
Top News- Vuçiç do paqe por me armë, zbulon planin sekret, kërkon ushtrinë më të fortë
27/12 13:49
Top News- Gjysma e serbëve me grip/ Viroza përhapet përtej epidemisë, ‘ngopen’ spitalet
26/12 14:22
Top News – Fermerët grekë sërish në protestë. Kakavija bllokohet edhe njëherë për tre orë
26/12 10:50
Top News- Lista Serbe gjobitet sërish/ 30 mijë euro nga PZAP për shkelje të Kodit të Mirësjelljes
25/12 14:24
DIGITALB DIGITALB