3 prilli shënoi një kthesë për Malin e Zi, ku Milo Gjukanoviç nuk arriti të marrë besimin e qytetarëve malazez, ndonëse për 3 dekada, herë kryeministër e herë president, ka udhëhequr vendin. Me rreth 600.000 banorë, Mali i Zi luan rol kyç në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, është faktor i rëndësishëm për NATO-n, pasi i ofron kontroll të plotë të bregut të Adriatikut.