Qytetarët e Kosovës nuk mund të shkojnë në Mal të Zi, pa i paraqitur autoriteteve, një test negativ për koronavirus. Ky vendim i Qeverisë malazeze, hyn në fuqi mesnatën e 21 qershorit.Testi negativ për koronavirus, nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë. Qeveria e Malit të Zi publikoi të premten kufizimet e reja sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj në vend.