Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka ngritur alarmin të mërkurën se Mali Zi dhe Ballkani gjenden nën shënjestrën e spiunazhit rus. Ai ka shprehur solidaritet me Malin e Zi duke mbështetur masa dhe operacionet e vendit fqinj për të ndaluar ndikimin e Rusisë. Mali i Zi së fundmi ka arrestuar dhe dëbuar dhjetëra persona që dyshohet se janë të përfshirë në afera spiunazh për interesat e Rusisë.