I dërguar i posaçëm dhe koordinator i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, James Rubin deklaroi në Podgoricë se pas bisedimeve me zyrtarët malazezë dhe krerët e partive, ai ishte “bindur se Mali i Zi nuk do t’i drejtohet më Beogradit dhe Moskës”. Me takimet në Podgoricë, Rubin filloi vizitën e tij në vendet e rajonit ku, siç ishte paralajmëruar më parë nga Departamenti i Shtetit, do të diskutojë për luftën kundër dezinformatave ruse.