Top News – Mali i Zi dhe Serbia dëbojnë ambasadorët e njëri-tjetrit
29/11/2020 13:20

Qeveria në shkuarje e Malit të Zi ka shpallur ambasadorin e Serbisë person të padëshiruar (non grata) dhe i ka kërkuar që të largohet nga shteti, ka njoftuar Ministria e Jashtme më 28 nëntor. Serbia është përgjigjur disa orë më vonë duke e shpallur ambasadorin e Malit të Zi, po ashtu person të padëshiruar dhe duke e dëbuar nga shteti. Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka cituar “ndërhyrjet e vazhdueshme në çështjet e brendshme të Malit të Zi” si arsye për marrje të këtij vendimi. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme është thënë se ambasadori serb, Vladimir Bozhoviq “ka treguar jorespekt direkt” për Malin e Zi, duke e përshkruar vendimin e vitit 1918 për t’iu bashkuar atëbotë Mbretërisë së dominuar nga Serbia si akt “të çlirimit” dhe “vullnetit të lirë” nga malazezët. Parlamenti i Malit të Zi e ka shpallur këtë vendim si të pavlefshëm më 2018, duke thënë se i ka hequr Malit të Zi sovranitetin e vet. Në deklaratë është thënë se komentet e Bozhoviqit më 27 nëntor kanë qenë “të papërshtatshme me standardet e zyrës diplomatike”. Ministria e Jashtme e Serbisë ka njoftuar përgjigjje reciproke. “Për shkak të shpalljes së ambasadorit të Serbisë në Malin e Zi, Vladimir Bozhoviq, person të padëshiruar, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka vepruar në mënyrë reciproke”, është thënë në deklaratën e kësaj ministrie. Mediat shtetërore ka raportuar se ambasadorit malazez Tarzan Millosheviq i është kërkuar të largohet nga Serbia brenda 72 orëve. Mali i Zi vazhdon të jetë thellësisht i ndarë në mesin e njerëzve që kërkojnë lidhje me aleatët tradicionalë, Serbinë dhe Rusinë, si dhe ata që e shohin Malin e Zi si shtet të pavarur, të lidhur me Perëndimin. Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë pjesë e një shteti të përbashkët deri para mbajtjes së referendumit për pavarësi më 2006, që ka rezultuar me ndarje të Malit të Zi nga Serbia. Ky shtet tani do të drejtohet nga një koalicion pro-serb, që pritet të votohet gjatë seancës parlamentare javën ardhshme. Partia më e fuqishme e koalicionit është Fronti Demokratik. Ndryshimi që mund t’i kushtojë Malit të Zi Megjithatë, partnerët e saj insistojnë që Mali i Zi të vazhdojë rrugën pro-Perëndimore. Ky ndryshim e ka lënë Partinë Demokratike të Socialistëve të drejtuar nga presidenti Millo Gjukanoviq jashtë pushtetit për herë të parë pas gati 30 vjetëve. Partia e tij, që është mposhtur në muajin gusht, ka udhëhequr shtetin drejt pavarësisë nga Serbia dhe drejt NATO-s më 2017.

Top News- BE mirëpret qeverinë e re/ Brukseli kërkon rikthimin e dialogut me Serbinë
12/02 12:08
Top News- Dy grupe shqiptarësh terrorizojnë Athinën, sherr me thika në qendër të kryeqytetit grek
11/02 21:40
Top News- Mblidhen shefat e ushtrisë / Shqipëria, Kosova e Kroacia koordinojnë sigurinë
11/02 15:18
Top News- ‘NATO s’e lëshon Ballkanin/ Aleanca: Rajon me rëndësi të lartë strategjike
11/02 12:05
Top News – Mitsotakis shkon tek Erdogan. Kryeministri grek në Ankara mes rivalitetit e miqësisë
11/02 11:25
Top News- BE i përvishet Serbisë për arrestimin e veteranit të UÇK: Po bën shkelje
09/02 17:43
Top News- U shkëput nga prindërit/ 5-vjeçarja në gjendje kritike, në pranga babai shqiptar
09/02 14:46
Top News- Kodi ‘Gaforrja’ alarmon Greqinë/ Detaje nga arrestimi i kolonelit që spiunonte për Kinën
09/02 12:04
Top Channel/ Skandal në RMV! Ministria iu ndalon gjuhën shqipe në shkelje të ligjit
08/02 22:07
Top News – Zyrtari i Vuçiçit trafikant droge / Kapet sasi e madhe marijuane në Maqedoninë e Veriut
08/02 20:00
Top News – ‘Protestat në Serbi i nxit Shqipëria’. Vuçic gjen ‘fajtorin’ për tubimet kundër tij
06/02 10:03
Top Channel/ Vuçiç akuzon Shqipërinë dhe SHBA: Duan të më rrëzojnë
05/02 22:58
Top News-Ministri shqiptar tradhton bashkëkombësit për Vuçiç: S’ka diskriminim në Luginë
05/02 21:24
Top News- Hoteli luksoz i Jared Kushner në Beograd/ Ministri serb përfundon në Gjykatë
04/02 16:45
Top News – 15 të vdekur, mbi 26 të plagosur. Roja bregdetare greke përplas skafin me emigrant
04/02 10:58
Top News – Kryeministri grek ‘kryqëzon’ ministrat: ‘Nuk ka imunitet dhe as punë të përjetshme’
02/02 17:18
Top News- ‘Shteti s’është i lidhur me drogën’/ Vuçiç mohon akuzat për ngarkesën e 5 tonëve hashash
02/02 11:23
Top Channel/ Rrugët e fshehta të marijuanës/ Media në Mal të Zi raporton itinerare të paligjshme
01/02 15:10
Top News-Mali i Zi ngre alarmin: Tonelata kanabisi futen përmes rrugëve tokësore e ujore nga Shkodra
01/02 14:52
Top News- Kapet drogë me vlerë 10 mln euro, trafikantëve u dështon plani në Serbi
29/01 22:40
DIGITALB DIGITALB