Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi shpalli persona non grata një diplomat nën akuzat për spiunazh. Mediat vendase bëjnë me dije se ministria i ka dorëzuar ambasadorit rus në Podgoricë një letër, ku i kërkohet që diplomati në fjalë të largohet brenda 72 orëve nga vendi, pasi aktiviteti i tij del përtej parashikimeve të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike. “Ambasadorit të Federatës Ruse (Federatës Ruse) i është dorëzuar sot një notë zyrtare për këtë vendim’,thuhet në njoftim.