Pas qeverisë, Ligjvënësit e Malit të Zi kanë shkarkuar edhe kryetarin e parlamentit Aleksa Beçiç, duke i hapur rrugën kështu formimit të një qeverie teknike që ka gjasa të udhëhiqet nga shqiptari Dritan Abazovic. Megjithatë, partitë pro-serbe dhe pro-ruse në pushtet nuk janë të gatshme ta lëshojnë atë pa bërë rezistencë. Ato paralajmërojnë protesta të mëdha dhe trazira, nëse do të krijohet një ekzekutiv i ri me partinë opozitare DPS të presidentit Milo Gjukanovic.