Një aksident rrugor u shënua mëngjesin e kësaj të shtune në Rrugën e Kombit. Dy makina, njëra prej të cilave me targa të Kosovës, u përplasën në segmentin Milot-Rrëshen, në afërsi të urës me Harqe. Goditja mes dy mjeteve ishte e fortë, ndërsa u lënduan 6 persona. Katër prej të lënduarve ishin në veturën me targa të kosovës. Të plagosurit u dërguan drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë nga aksidenti u bllokua për disa minuta edhe qarkullimi I mjeteve. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë. Lidhur me rastin një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.