Tre persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin Prrenjas-Pogradec. Aksidenti ka ndodhur në Qafën e Thanës, kur dy automjete, njëra prej të cilave taksi, u përplasën me njëra-tjetrën. Përplasja ka qenë ballore dhe e fortë. Siç duket edhe nga pamjet, goditja ka lanë pas dy automjete pothuajse plotësisht të shkatërruara. I plagosur rëndë mbeti një person, ndërsa dy të tjerë u lënduan lehtë. Dyshohet se shkak i aksidentit u bë një parakalim i gabuar i mjetit taksi si dhe prania e lagështisë në rrugë për shkak të shiut. Të plagosurit u shoqëruan menjëherë në spital, ndërsa policia po heton zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe përgjegjësit e tij.