Përplasje mjetesh në afërsi të fshatit Çiflig në Korçë. Aksidenti ka vetëm pak minuta që ka ndodhur, ndërsa sipas informacioneve mësohet se një person po dërgohet në spitalin e qytetit por ndodhet jashtë rrezikut për jeten. Nga përplasja e dy mjeteve janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.