Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në aksin Fier–Patos, në fshatin Portëz. Një automjet tip Ford është përplasur me autobusin e linjës Fier–Roskovec. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Ford, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.