Tre të mitur u plagosën këtë të mërkurë në një aksident rrugor në bulevardin dëshmorët e kombit. Ata ishin duke lëvizur me dy monopatina kur u goditën nga një makinë. Fëmijët u dërguan drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Dy prej tyre mësohet se janë në gjendje të rëndë. Goditja nga makina ishte e fortë. Në vendin e ngjarjes shkoi menëjherë policia dhe mblodhi provat e para. Ndërkohë u shoqërua shoferi nga ana e uniformave blu. Ende nuk dihet shkaku I aksidentit. Por nuk përjashtohet mundësia e shpejtësisë së lartë por dhe kalimit të rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e të miturve.