Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Shkodër- Velipojë. Personi i cili humbi jetën, ishte duke udhëtur me një mjet tip ‘Range Rover’, kur ka humbur totalisht kontrollin e automjetit duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në kanal. Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po lëvizte automjeti. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.